Frikë te Franca, Rabiot humbet finalen ndaj Spanjës, del pozitiv me COVID-19!

by admin
Spread the love

Alarm te Franca vetëm pak orë para finales së Nations League ndaj Spanjës e cila do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në stadiumin mitik San Siro në Milano.

Në testet e fundit kundër COVID-19 që kanë zhvilluar futbollistët e përfaqësueses së gjelave, mesfushori i Juventusit Adrien Rabiot ka rezultuar pozitiv. Lajmin e ka bërë të ditur federata franceze e futbollit që gjithashtu ka njoftuar se lojtari është vendosur menjëherë në karantinë duke u izoluar dhe duke u mbajtur larg nga pjesa tjetër e skuadrës, megjithatë frika për lojtarë të tjerë të infektuar te Franca ekziston dhe të gjithë futbollistët do të mbahen në vëzhgim dhe do të kryejnë teste të shpejta.

Sipas rregullave anti-Covid, Franca nuk mund ta zëvendësojë mesfushorin i cili do të humbasë edhe disa nga impenjimet e radhës me Juventusin. Rabiot u aktivizua titullar në sfidën mes Belgjikës dhe Francës me trajenerin Didier Deschamps që e zëvendësoi në minutën e 75-të mesfushorin. Ndaj Belgjikës, Franca edhe pse e pa veten në disavantazh të dyfishtë, arriti të përmbyste shifrat në 2-3 në pjesën e dytë falë finalizimeve të Benzema, Mbappe me penallti dhe Theo Hernandez./Shqip/


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || []; function gtag(){dataLayer.push(arguments);} gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId : '1715618661991455', xfbml : true, version : 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like