Frike nga mobilizimi, rusët marrin arratinë: Radhe kilometrike në kufi

by admin
Spread the love

Njoftimi i Vladimir Putinit për mobilizim të pjesshëm ushtarak dhe thirrjen e 300.000 personave për t`i shërbyer vendit në Ukrainë, duket ka ngjallur panik mes rusëve në moshë për shërbim ushtarak.

Radhë kilometrike thotë BBC janë krijuar në kufi, teksa të rinjtë rusë po nxitojnë të largohen nga vendi. Komentet e tij, gjiganti mediatik anglez i ka shoqëruar edhe me pamje nga terreni.

Kremlini pretendon se raportimet për eksodin masiv të meshkujve në moshën për luftë janë të ekzagjeruari. Megjithatë, pamje në kufirin me Gjeorgjinë tregojnë të kundërtën. Sesa të trembur të rinjtë atje, këtë e tregoi qartë edhe rrëfimi i njërit prej tyre për BBC-së.

Rusi që nuk deshe të identifikohej, tha se në momentin që u dha njoftimi, kishte rrëmbyer pasaportën e ishte nisur drejt kufirit pa marrë asgjë tjetër me vete, vetëm nga frika se mund t`i bjerë lapsi e të dërgohet në luftë.

Disa dëshmitarë rrëfyen se radha e makinave në pikën e kontrollit të Upper Lars ishte rreth 5 km e gjatë, ndërsa një grup tjetër u shpreh se iu deshën shtatë orë për të kaluar kufirin. Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë.

Një mundësi tjetër është Finlanda, që ndan me Rusinë një kufi prej 1,300 km me Rusinë, por ajo kërkon vizë udhëtimi. E megjithatë, edhe në kufirin finlandez ka pasur gjatë natës një shtim të trafikut, por situata konsiderohet e menaxhueshme.

Në destinacione të tjera mund të udhëtohet me avion, si Stamboll, Beograd ose Dubai, çmimet e biletave pësuan një rritje dramatike që në momentin e shpalljes së mobilizimit ushtarak. Në prag të muajit të tetë të pushtimit të Ukrainës, pas përballjes me humbjet në lindje të frontit ku ushtria ukrainase është në kundërsulm, duket Putin po bën lëvizje të reja për të përshkallëzuar luftën. Ky është mobilizimi i parë në Rusi që nga Lufta e Dytë Botërore.


Top Channel

You may also like