Frikë nga Berisha si kandidat për kreun e partisë? Demokrati paralajmëron zhvillime të reja në selinë blu

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ka folur mbi situatën politike brenda partisë Demokratike. Mes zyrtarizimit të kandidaturës së tij për kreun e PD-së, Kulluri theksoi se ishte i qartë fakti se të dy palët nuk kishin asnjë lloj shqetësimi për PD-në por për karrigen personale.

Ndërsa sa i përket procesit të reformimit të partisë dhe zgjedhjes së strukturave drejtuese, Kulluri tha se në gjendjen aktuale, procesi mund të zgjaste deri në dimër.

Kulluri: Basha të gjithë vendimet i ka marrë me miratimin në heshtje të Berishës. Basha dihet tashmë, preferoj të mos flas më për atë person sepse është projekt i dështuar në krye të PD. Por edhe Berisha humbi në zgjedhjet e 6 marsit,. Neve nuk na duhet një kryetar që të ketë më shumë se tjetri por na duhet tdikush që të na çojë në fitore.

Mjafton të shihni afatin që Komisioni i Rithemelimit ju ka vendosur kandidatëve për kryetar degësh për të bërë primaret. Pra jemi në të njëjtat kushte si në rastin e Bashës. Ne kemi një krizë modeli jo krizë lideri.

Pyetje: E përjashtoni mundësinë e kandidimit të Berishës për të qenë kryetar i PD?

Kulluri: Unë kam hyrë në garë me Berishën nuk jam fshehur si këta tjetër. Por duhet që në fushatë gjërat të thuhen qartë dhe ju premtoj se fushata do jetë spektakolare sepse do të ndahet shapi nga sheqeri.

Pyetje: A keni frikë se përballë do të keni si kandidat për kryetar të PD-së, Sali Berishën?

Kulluri: Frikë? Nga kush të kem frikë? Mendoj se partia ka nevojë për një cikël 8 vjeçar të ardhshëm. Unë për Berishën kam respektin maksimal për kontributin e tij dhe i takon një vend i nderuar në PD sa i takon rolit të tij kryesor në këto vite. Berisha ka votuar kundër demokratizimit të PD në vitin 2018 dhe në vitin 2021. Në momentin që Basha prishi çdo normë bashkëjetuese në PD unë dhe disa kolegë të tjerë kemi dalë kundër tij. Gjatë gjithë kësaj kohe Berisha ka thënë ndonjë fjalë tek tuk por nuk ka mbajtur ndonjë qëndrim.

PD nuk është muze por është parti politike që duhet të garojë dhe zgjedhjet e treguan se me këtë lidership jemi të humbur automatikisht. Koha po mbaron përditë kështu siç po e zvarrisin këta.

Zgjedhjet brenda PD-së nuk i cakton Alibeaj sepse ai vetë është emëruar nga Bardhi. Kështu që dueht të përmbahet pak tek kjo pjesë. Them se mbase deri në fillim të dimrit mund të shkojë ky proces për zgjedhjen e strukturave drejtuese. Të dy palët nuk kanë asnjë merak për PD-në por kanë hallin e karrigeve. E kam thënë, janë të njëjtët njerëz të cilët kanë mbrojtur vjedhjen e votave nga Lulzim Basha.

You may also like