Frika nga përhapja e luftës, Blinken “zbarkim” tjetër në Lindjen e Mesme

by admin
Spread the love

Në mesin e akuzave të Iranit se pas dy shpërthimeve në provincën e Kermanit ku vdiqën me dhjetëra vetë qëndrojnë SHBA dhe Izraeli, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nis sot një turne në Lindjen e Mesme, i cili do të përfshijë një ndalesë në vendin hebre.

Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë konsultimet diplomatike mbi konfliktin Izrael-Hamas, ndërsa një zyrtar i lartë amerikan, duke informuar gazetarët në kushte anonimiteti, tha se i dërguari diplomatik i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochstein do të udhëtojë gjithashtu në Izrael për të punuar për uljen e tensioneve midis tij dhe grupit militant libanez, Hezbollah.

Turneu i zyrtarëve të lartë amerikanë në Lindjen e Mesme vjen në një kohë kur rreziku për një përshkallëzim rajonal të konfliktit është rritur ndjeshëm pas vrasjes së zyrtarit të lartë të Hamasit, Saleh al-Arouri në Bejrut të martën. Ushtria izraelite njoftoi se është në gatishmëri  lartë për sulme të mundshme nga Hezbollahu.

Vendimi për rritjen e gatishmërisë së ushtrisë izraelite pason njoftimet për një sulm me dron në Bejrut, në të cilin u vra Saleh al-Arouri, i cili ishte i lidhur ngushtë me Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Në një fjalim televiziv, Hasan Nasrallah tha se do të ketë një “përgjigje dhe ndëshkim”, por ai nuk deklaroi qartë se forcat e tij do të përshkallëzonin sulmet kundër Izraelit.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë deklaroi se nuk ka dijeni mbi autorët e sulmeve në Kerman. Shpërthimet në varrin e gjeneralit të Gardës Revolucionare iraniane, Kassem Soleimani u përshkruan si “sulme terroriste” nga përfaqësuesi i qeverisë iraniane, dhe si më të rëndët në historinë 45-vjeçare të Republikës Islamike. Dy çanta me eksplozive ishin vendosur aty, dhe bombat më pas duket se janë aktivizuar me telekomandë. Vetë Soleimani u vra në 2020-tën nga një sulm me dron i SHBA-së.


Top Channel

You may also like