Frika ndaj përhapjes së COVID/ Franca dhe Mbretëria e Bashkuar i shtohen listës, kërkohet testi për personat që vijnë nga Kina

by admin
Spread the love

Franca dhe Mbretëria e Bashkuar i janë shtuar listës së shteteve që kërkojnë testin negativ të COVID për personat që vijnë nga Kina.

Autoritetet britanike do të njoftojnë të gjithë pasagjerët që vijnë nga Kina, përpara nisjes, të paraqesin provat që nuk janë të infektuar me virus.

Shtrëngimi i masave vjen pas rritjes së rasteve të infektimeve në Kinë.

Të njëjtin vendim mori edhe Franca, e cila kërkon më shumë siguri.

Më parë ishin Italia, Spanja, SHBA-ja, Indi dhe Izrael që u ndaluan hyrjen qytetarëve kinez pa test negative.

Udhëtarët kinezë duhet të paraqesin një test negativ të bërë në 48 orët e fundit, përpara se të udhëtojnë.

Ditët e fundit është rrituar frika për një valë të re të pandemisë pasi kina po regjistron numër të lartë të infektuarish dhe nga data 8 janar do të hapë kufijtë për shtetasit e saj pas gati tre vitesh izolim.


Top Channel

You may also like