Frashër Krasniqi: Qeveria Kurti po punon për interesat e KEDS-it, kjo kompani duhet të nacionalizohet

by admin
Spread the love

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se kjo qeveri është duke punuar për interesat e KEDS-it, duke shtuar se kjo kompani është mirë të nacionalizohet pavarësisht që është e kushtueshme.

“Çka kemi parë në dy muajve të fundit nuk është vetëm ZRE-ja që ka punuar për interesat e KEDS-it, është edhe qeveria. KEDS-i ishte privatizuar për 24 milionë euro për një vlerë jashtëzakonisht të vogël, por gjatë veprimtarisë së saj fitim neto ka pasur 142 milionë euro, kurse vetëm gjatë dy muajve të fundit të qeverisë Kurti, kjo kompani është subvencionuar me rreth 45 milionë euro, pra dyfishin e vlerës që është shitur:, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tha se nëse KEDS-i është përgjegjës për furnizimin me rrymë dhe nuk po ia del ta bëjë një gjë të tillë, atëherë, “po e nacionalizojmë”.

“Nëse KEDS-i është përgjegjës me na furnizu me rrymë e nuk po ia del me ba një gja të tillë pse na duhet me i dalë në ndihmë KEDS-it, le të dështojë KEDS-i e po e nacionalizojmë.. kanë thanë që na kushton shtrenjtë por prapë neve po na bie me pagu gati 200 milionë… Kjo qeveri ish dashtë me ma ba mu zgjidhjen, jo zgjidhja me i dhanë pare KEDS-it.. shumë ma mirë është zgjidhja që me ia ba si Shqipëria, qeveria me e nacionalizu KEDS-in edhe me rrezikun që duhet me pagu diçka shtesë, e dyta është rritja e kapaciteteve”, ka thënë ai, njofton Klankosova.tv

Sipas Krasniqit brenda vitit i bie që qeveria e Kosovës të ia subvencionojë rreth 200 milionë euro KEDS-it nga tatimet e qytetarëve.

“Qeveria e Kosovës po i ndan përmes subvencionit direkt edhe 75 milionë euro, kurse përmes aprovimit të kërkesës së ZRE-së diku edhe 60 milionë euro shtesë, brenda një viti po i bie që me ia subvencionu KEDS-it prej tatimeve dhe pagesë sonë afër 200 milionë euro. Përveç që po paguajmë më taksa tona na tash do të paguajmë edhe përmes rritjes së çmimeve”, ka shtuar ai.

“Në momentin që qeveria subvencionon KEDS-in, jemi duke folur për subvencionim të një kompanie private me pare tona, në momentin që qeveria merr vendim për rritje të çmimeve për qytetarët që shpenzojnë mbi 600 megavat orë energji, kjo i bie që ne po paguajmë dyfish”, tha ai.

Sipas tij, po të kishte vullnet e bashkëpunim për mos dëmtim të qytetarëve mes KEDS-it e qeverisë, para katër-pesë muajsh shumë vende të rajonit kanë kontraktu blerje të energjisë ma herët që mos me ardhë deri te problemi që jemi ne.

Ai nuk e përjashtoi mbajtjen e protestave.

You may also like