FRANKFURT – Lagarde: Do të veprojmë për të arritur objektivin e inflacionit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

FRANKFURT, 14 shkurt /ATSH-DPA/- Banka Qendrore Evropiane (BQE) do të veprojë për të arritur objektivin e saj të inflacionit, por vetëm gradualisht, deklaroi sot presidentja, Christine Lagarde.

Duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg, Lagarde tha se do të kishte një rritje të normës bazë të interesit vetëm pasi të kishin përfunduar edhe blerjet neto të obligacioneve.

Lagarde përsëriti deklaratat e bëra kohët e fundit, duke thënë se ajo nuk e kishte përjashtuar një rritje të normës bazë të interesit këtë vit.

Rritja e fortë e çmimeve të konsumit po ushtron presion mbi BQE-në. Norma e inflacionit në eurozonë ishte rritur në 5.1% në janar. BQE-ja synon të arrijë një një normë inflacioni prej 2% në afat të mesëm.

“Për momentin, Lagarde pret që normat e inflacionit të mbeten të larta. Ndërsa perspektiva e inflacionit është e pasigurt, ka të ngjarë të mbetet në nivele të larta për më gjatë sesa pritej më pare”, tha Lagarde.

Ajo shtoi se rritja ekonomike ka të ngjarë të mbetet e ulët në tremujorin e parë dhe se vala e vazhdueshme e variantit Omicron po rëndon ende ekonominë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like