FRANKFURT – Gazeta gjermane “FAZ” tërheq korrespondentët nga Rusia

by admin
Spread the love

FRANKFURT, 8 mars /ATSH-DPA/- Një nga gazetat ditore më të njohura gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), ka tërhequr dy korrespondentët e saj në Rusi, pas miratimit nga Duma Shtetërore, të një ligji që penalizon raportimin e rremë me deri në 15 vite burg.

“Agjencitë e huaja të shtypit, transmetuesit dhe gazetat u kërkuan korrespondentëve dhe reporterëve të tyre që për momentin të largoheshin nga Moska. FAZ gjithashtu ka vendosur të tërheqë korrespondentët në Rusi”, shkroi redaktori, Berthold Kohler në një editorial të FAZ të botuar të hënën.

Transmetuesit publikë gjermanë ARD dhe ZDF, si dhe CNN, Bloomberg dhe BBC, gjithashtu kanë pezulluar plotësisht ose pjesërisht punën e tyre në Rusi.

“Regjimi i Putinit po shfuqizon gjurmët e fundit të lirisë së shtypit në Rusi me ligjet e tij të censurës, të cilat shkelin kushtetutën ruse” shkroi editoriali i “Kohler”.

“Korrespondentët tanë gjithashtu do të vazhdojnë të raportojnë për Rusinë sipas mundësive të tyre, nga një vend ku ata mund të flasin dhe të shkruajnë lirshëm pa kërcënimin e burgimit”, shtoi ai.

Ndërkohë, transmetuesi gjerman “Deutsche Welle” (DW) po zhvendos studion e tij në Moskë në Letoni. DW përmendi si arsye mbylljen e studios së saj të urdhëruar nga qeveria ruse në fillim të shkurtit dhe tërheqjen e akreditimeve të shtypit të gazetarëve të saj. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like