FRANKFURT – Bien çmimet e gazit në Evropë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

FRANKFURT, 8 shtator /ATSH-DPA/- Çmimet e gazit ne Evropë shenuan sot një rënie në rreth 197 € (195,65 dollarë) për megavat orë, hera e parë që kjo normë bie nën 200 € që nga fillimi i gushtit.

Tendenca në rënia erdhi pasi çmimi i kontraktuar i gazit holandez ra me rreth 8%.

Lajmi vjen një ditë përpara se ministrat e Energjisë të BE-së të takohen për të diskutuar mbi rreziqet me të cilat përballet shoqëria evropiane për shkak të mungesës së gazit, të cilat pritet të zgjasin me muaj dhe të rëndojnë ekonominë botërore.

Në fillim të javës, çmimet ishin afro 300 euro për megavat orë, pasi tregjet njoftuan se Rusia po mbyllte dërgesat e gazit në Evropë përmes gazsjellësit “Nord Stream 1”. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBE për sulmet kibernetike: Solidaritet të plotë me Shqipërinë

You may also like