Francezët i vënë “flakën” vendit të tyre, protesta për rritjen e moshës së pensioneve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Francezët të revoltuar për projektligjin e presidentit Emanuel Macron kanë vijuar protestat e dhunshme.

Miliona francezë i vunë “flakën” qendrave të qytetit, situatë e cila solli përdorimin e gazit lotsjellës dhe përplasje me policinë.

Qytetarët e revoltuar vendosën ti kundërpërgjigjen qeverisë, e cila hodhi poshtë kërkesën e tyre për të anuluar kërkesën, me dhunë.

Shumë persona prej ditësh kanë treguar vendosmërinë e tyre për të çuar deri në fund vendimin për të cilin e mendojnë të gabuar.

Këto protesta konsiderohen si më të dhunshmet ndër vite në Francë, aty ku rrugët janë tashmë mbushura me mbeturina dhe sende që janë përdorur nga demostruesit.

Një student e drejtësisë deklaroi se ka dalë në protestë për të treguar se roli i qeverisë është të bëjë kompromise me ta.

“Kur ka 80% të njerëzve të punësuar që janë kundër kësaj reforme, kur bëhen protesta çdo javë prej muajsh, nuk e di, mendoj se roli i qeverisë është akoma të na dëgjoje  dhe të bëjë kompromise me ne sepse jemi ne ajo që qeveris”, tha Lola-Studente e Drejtësisë.

Grevat e vazhdueshme prekën edhe sektorët e transportit, aviacionit dhe energjisë vazhduan të pengonin udhëtimin.

Njëkohësisht Kulla Eiffel u mbyll për ta bërë zonën më të sigurt, ndërsa turistët u paralajmëruan. Deri në një vendim të dytë një nga vendet më të vizituara në botë do të jetë I mbyllur për të shmangur incidentet.

Macron, i cili premtoi të japë reformën e pensioneve në të dyja fushatat e tij presidenciale, ka deklaruar se ndryshimi është i nevojshëm për të mbajtur financat e vendit në ekuilibër.

Sindikatat dhe partitë opozitare kanë kundërshtuar këtë deklaratë duke u shprehur se ka mënyra të tjera për ta bërë këtë.

 


Top Channel

You may also like