FRANCË – Qeveria i përmbahet ligjit të migracionit pavarësisht refuzimit nga parlamenti

by admin
Spread the love



PARIS, 12 dhjetor /ATSH-DPA/ – Qeveria e Francës po i përmbahet ligjit të saj të diskutueshëm të migracionit, pavarësisht refuzimit të tij nga parlamenti.

“Komisioni i senatorëve dhe deputetëve duhet të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur për të arritur një kompromis”, tha sot zëdhënësi i qeverisë Olivier Véran në Paris.

“Një komision i tillë është pjesë normale e procesit legjislativ”, tha ai.

Një shumicë e ngushtë e ligjvënësve në Asamblenë Kombëtare hodhi poshtë dje projektligjin e qeverisë për migracionin.

Ligji, të cilin qeveria kërkon ta përdorë për të luftuar migracionin e parregullt dhe për të përmirësuar integrimin, mund të përfshijë më shumë kërkesa nga e djathta politike gjatë bisedimeve të ardhshme në komision.

Një version i ri i dokumentit të miratuar nga Senati me shumicë konservatore do të shërbejë si bazë për diskutim.

Centristët e Macron nuk kanë pasur një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare Franceze që nga zgjedhjet parlamentare në qershor 2022, dhe varen nga votat e opozitës për të zbatuar planet e tyre. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBasha uron Tusk: Model frymëzimi për triumfin e vlerave të Europës


You may also like