FRANCË – PARISI: Irani nuk i është përgjigjur në mënyrë adekuate ofertës aktuale

by admin
Spread the love

NJU JORK, 19 shtator /ATSH-DPA/- Parisi po ushtron presion ndaj Teheranit për t’iu përgjigjur propozimeve për rivendosjen e marrëveshjes bërthamore iraniane.

“Dritarja e mundësive për një marrëveshje po mbyllet”, tha ministrja e Jashtme Catherine Colonna në Nju Jork.

“Ne vazhdojmë të themi se nuk do të ketë një marrëveshje më të mirë në tavolinën e bisedimeve”, tha ajo, duke shtuar se deri më tani, Irani nuk i është përgjigjur në mënyrë adekuate ofertës aktuale.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin synonte ndalimin e prodhimit të një bombe bërthamore, por ajo në mënyrë efektive është anuluar që kur SHBA-ja u largua nga marrëveshja në 2018.

Bisedimet mujore midis Iranit, Gjermanisë, SHBA-së, Rusisë, Kinës, Francës dhe Britanisë së Madhe synojnë të heqin sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit në këmbim të kufizimit të programit bërthamor të Teheranit.

Teherani ka këmbëngulur se aktivitetet e tij kërkimore bërthamore janë vetëm për përdorim civil.

Irani paraqiti një propozim të ri për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes rreth një javë më parë, në përgjigje të një kompromisi të propozuar nga BE-ja.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like