FRANCË – Kompania e energjisë “TotalEnergies” tërhiqet nga fusha e gazit rus

by admin
Spread the love

PARIS, 26 gusht /ATSH-DPA/-Kompania franceze e energjisë “TotalEnergies” deklaroi sot se po tërhiqej nga një fushë gazi rus, pas akuzave se karburanti në këtë zonë ishte përdorur për avionët luftarakë rusë në luftën kundër Ukrainës.

“TotalEnergies” i shiti 49% të aksioneve të “Terneftgaz” partnerit të saj rus “Novatek”.

Të dhënat nga organizata joqeveritare “Global Witness” treguan se pasi u përpunua në vajguri, karburanti i prodhuar nga sipërmarrja e përbashkët franko-ruse “Terneftgaz” u dërgua në dy baza ajrore ruse përmes një kompanie tjetër, raportoi të mërkurën “Le Monde”.

“TotalEnergies” hodhi poshtë akuzat, duke thënë se nuk prodhon vajguri ose forma të tjera të karburantit për ushtrinë ruse. Kompania tha gjithashtu se nuk ka një rol operativ në “Terneftgaz” dhe nuk ka informacion për shitjet e karburantit./a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama citon Coelho-n: Urrejtësit janë humbës që pretendojnë se janë fitimtarë

You may also like