PARIS, 8 dhjetor /ATSH-DPA/- Autoritetet franceze kanë planifikuar nesër simulimin e ndërprerjes së përkohshme dhe të kontrolluar të furnizimit me energji elektrike në disa rajone.
Franca ka planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji në janar, pasi disa centrale bërthamore pritet t’i nënshtrohen punimeve të mirëmbajtjes.
Qeveria ka filluar përgatitjet për ndërprerjet e lokalizuara të energjisë elektrike gjatë ngarkesave maksimale. Qëllimi është të shmanget një ndërprerje e pakontrolluar.
Procedurat për ndërprerjen e energjisë elektrike do të simulohen pa u kryer në të vërtetë një ndërprerje. Nëse masat do të jenë të nevojshme, plani për ndërprerjen e energjisë elektrike do të shpallet një ditë më parë. //a.i/