Franca zhgënjen ndaj Tunizisë, “Gjelat” mposhten por ruajnë kryesimin

by admin
Spread the love

Franca e mbyll në vendin e parë Grupin D, edhe pse “Gjelat” të përfshirë nga ndryshime të shumta në formacion prej Didier Deschamps dolën të mposhtur nga ndeshja e tretë në grup përballë Tunizisë me rezultatin 1-0.

Sa i takon sfidës, Franca nuk shkëlqeu sidomos në pjesën e parë të lojës me tunizianët që u shfaqën kërkues në pjesën më të madhe të fraksionit të parë, të imponuar edhe nga shansi minimal që kishin për t’u kualifikuar. Në minutën e tetë, Tuniza në fakt e gjeti rrugën e rrjetës, por festa zgjati pak pasi Ghandri ishte në pozicion të parregullt dhe anësori u tregua i vëmendshëm për ta akorduar ndërsa edhe VAR konfirmoi vendimin e tij.

Në 45-minutat e dyta, Franca provoi të shfaqej më kërkuese në fushë, por Tunizia befasoi dhe i ndëshkoi në minutën e 58-të me anë të Khazri që përfitoi edhe nga një gabim i Fofana në mesfushë. Në vijim, Franca provoi maksimumin për të reaguar sidomos me Mbappe dhe Dembele që u aktivizuan pas disavantazhit, por pa rezultuar të suksesshëm. Në fund, Griezmann shënoi por VAR ndërhyri dhe e anuloi golin e francezëve ndërsa Tunizia pavarësisht fitores nuk ia del të kualifikohet edhe pse e mbyll grupin me katër pikë.

Nga ana tjetër, në fazën pasardhëse, Franca pret përballjen me skuadrën e renditur në vendin e dytë në Grupin B, aty ku rrezikohet edhe një sfidë me Argjentinën./ Supersport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like