Franca shpall perzevativët falas për moshat 18 deri në 25 vjeç/ Kjo për një aryse!

by admin
Spread the love

Të rinjtë në Francë do të kenë akses falas në prezervativë nga janari, në një përpjekje për të minimizuar përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST).

Presidenti francez shpalli masën e re shëndetësore të enjten në një aktivitet për shëndetin e të rinjve.

Emmanuel Macron tha se të rinjtë do të jenë në gjendje t’i marrin ato nga farmacitë dhe e përshkroi masën si një revolucion të vogël në kontracepsion.

Në 2020 dhe 2021 Franca përjetoi një rritje kombëtare prej 30% mbi normat e IST-s.

Macron shtoi në një postim në Twitter se njoftimi i së enjtes vjen së bashku me masa të tjera shëndetësore. Ato përfshijnë kontracepsionin urgjent falas për të gjitha gratë në farmaci dhe ekzaminime falas për IST pa recetë, përveç HIV-it, për ato nën moshën 26 vjeç.

Në vitin 2018 qeveria franceze filloi rimbursimin e kostove të prezervativëve për individët, nëse blihen në një farmaci me recetë nga një mjek ose mami.

Në fillim të këtij viti , qeveria e bëri kontracepsionin falas për të gjitha gratë deri në 26 vjeç,  që preku tre milionë gra. Kontracepsioni ka qenë më parë falas për gratë dhe vajzat 18 vjeç e lart.


Top Channel

You may also like