Franca “përmbys” Belgjikën në minutat e fundit – VAR dhe Theo Hernandez ia prishin festën Lukakut me shokë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Franca ka mbyllur çdo gjë në minutën e fundit të ndeshjes së gjysmë finales së Ligës së Kombeve.

Autori i golit të fitores ishte Theo Hernandez me një goditje bombastike drejt portës së belgeve.

Goli i parë i ndeshjes ishte për belgët ku golin e shënojë  Yannick Carrasco në minutën e  37-të.

Kurse golin e dytë e shënojë Romelu Llukaku  në minutën e 40-të.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 2-0 në favor të belgëve.

Ndërsa në pjesën e dytë, francezët kanë ndezur motorët e tyre, ku në minutën e 62-të kanë shënuar  gol Karim Benzema.

Kurse në minutën e 69-të  gjyqtari është konsultuar me sistemin VAR dhe ka akorduar një penallti për Francën, të cilën e ka ekzekutuar Kylian Mbappe  dhe është treguar i sakte nga pika e bardhë duke e barazuar rezultatin në 2-2.

Në minutën e 87-të Romelu Lukaku ka shënuar gol përsëri, por golin e ka anuluar sistemi VAR përshkak të pozitës jashtë loje.

Ndërsa në minutën e fundit, Franca e shënojë një super gol.

Autori i Golit ishte Theo Hernandez.

GOLAT:

Ndeshja ka përfunduar në favor të Francës me rezultat 2-3.

You may also like