Franca mposht Finlandën, shënojnë Benzema e Mbappe

by admin
Spread the love

Franca ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj Finlandës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Olimpia” në Helsinki.  

Futbollistët Karim Benzema në minutën e 66-të dhe Kylian Mbappe në atë të 76-tën, shënuan për fitoren e kampionit në fuqi të botës. 

Finlanda nuk ia doli të sigurojë vendin e dytë dhe mbetet jashtë garës së play-off-it, që do të kishte një mundësi për të kërkuar një vend në Kampionat Botëror.

Franca përfundon në vend të parë me 18 pikë në Grupin D dhe Finlanda në të 3-tin me 11 sosh, duke mbetur për një pikë pas Ukrainës në kualifikueset për Kampionatin Botëror.

Ukraina siguron play-off-in me fioren 2:0 ndaj Bonjës dhe Hercegovinës në Zenicë.

You may also like