Franca me fitore të “çmendur” kundër Spanjës, dyshja Mbappe dhe Benzema ia dhurojnë trofeun e Ligës së Kombeve – Francës

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Francës ka fituar Ligën e Kombeve duke mposhtur Spanjën në finale.

Pjesa e dytë ishte e ‘zjarrtë’ me Francën që fitoi në fund me rezultat 1 – 2.

Pjesa e parë mbaroi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet.

Spanja dominoi në pjesën e parë, mirëpo u mungoi konkretizimi.

45 minutëshi i dytë ishte në nivel më të lartë, ku u shënuan plotë tre gola.

Fillimisht, pas një mbrojtje të dobët të Dayot Upamencao përfitoi sulmuesi Oyarzabal që shënoi në portën e Lloris pas asistimit të Busquets (64′).

Por, vetëm dy minuta më vonë, Karim Benzema pas një asistimi të Kylian Mbappe barazoi rezultatin duke shënuar eurogol nga distanca (66′).

Franca vazhdoi me posedimin dhe gjeti golin e përmbysjes me anë të Mbappe, që u asistua nga Theo Hernandez (80′).

Kështu, me këtë fitore, Franca fiton Ligën e Kombeve, derisa Spanja merr medaljet e argjendta.

You may also like