Franca e Italia nuk falin, paqe mes Gjermanisë dhe Holandës

by admin
Spread the love

Franca dhe Italia kanë triumfuar në ndeshjet e sotme miqësore, kurse dueli mes Holandës dhe Gjermanisë përfundoi 1-1. “Panzerat” shënuan të parët me Muller, por Bergwijn ua hoqi fitoren me golin në pjesën e dytë.

Italia, pasi nuk siguroi dot kualifikimin në “Katar 2022”, triumfoi në miqësoren kundër Turqisë me rezultatin 3-2. Kampionët e Europës u befasuan që në minutat e para.

Under ndëshkoi portierin Donnarumma që në minutën e katërt. Italia e Mancinit reagoi brenda pjesës së parë, duke barazuar me Cristante dhe më pas Raspadori e kaloi në epërsi.

Sulmuesi i Sassuolo shënoi edhe golin e tretë, para se Dursun të shënonte një gol për statistika për Turqinë.

Fitore për Francën kundër Afrikës së Jugut. Kampionët e botës e zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, me Mbappe e Giroud që shënuan në 45 minutat e para. Sulmuesi i PSG reaizoi edhe të tretin me penallti.

Ben Yedder dhe Guendouzi nuk u ndalën dhe shënuan edhe dy gola të tjerë, duke plotësuar “manitën”. / oversport.tv

Holandë-Gjermani 1-1
Shënues:
Bergwijn 68’ / Muller 45+1’

Turqi-Italia 2-3
Shënues:
Under 4’, Dursun 83’ / Cristante 35’, Raspadori 39’, 69’

Francë-Afrika e Jugut 5-0
Shënues:
Mbappe 23’, (pen.) 76’ Giroud 34’, Ben Yedder 81’, Guendouezi 90+2’

Foto: Nazionale Italiana, Twitter

You may also like