Franca dhe Gjermania i ngushtojnë “lakun” Vuçiçit, kërkojnë përshpejtim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Franca dhe Gjermania po punojnë për hapa të mëtejshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkimi Evropian tani pret që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për targat e automjeteve në veri të vendit që janë lëshuar në territorin serb. Dje Parisi dhe Berlini njoftuan se do të dërgojnë dy këshilltarë për politikën e jashtme dhe sigurinë që të ndjekin rregullisht situatën në Prishtinë e Beograd si dhe të asistojnë punën që po kryen i dërguari i Posaçëm i Brukselit për dialogun mes dy shteteve fqinje, Miroslav Lajçak.

Në 4 shtator, datë kjo që shenjon edhe 2-vjetorin e Marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz i kanë dërguar një letër liderit serb Aleksandar Vuçiç në lidhje me dialogun me Kosovën. Zyra e shtypit të presidentit Vuçiç ka bërë me dije se dy liderët evropianë i kanë kërkuar vendosmëri në procesin e dialogut si dhe nevojën që lind për marrjen e vendimeve të vështira në lidhje me Prishtinën zyrtare. “Ne jemi të bindur se në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta, në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet afatgjata dypalëshe dhe rajonale. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor. Tensionet e fundit kanë treguar se nevojiten urgjentisht hapa përpara në nivel praktik dhe politik”, thuhet në letër.

Më 30 gusht, Prishtina dhe Beogradi arritën një marrëveshje për heqjen e dhënies së dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit e dy vendeve që hyjnë ose dalin nga ato vende. Falë kësaj marrëveshjeje, u shmangën tensionet e mundshme si ato të 31 korrikut të këtij viti, kur serbët vendas në veri të Kosovës ngritën barrikada në shenjë proteste.

You may also like