(Fotot) Tirana-Partizani/ Pranë golit “të kuqtë”, shpërdoron Filipoviç

by admin
Spread the love

Derbi i kryeqytetit është edhe kartolina e javës së 6 të Abissnet Superiores, me Tiranën e Partizanin që premtojnë një 90-minutësh spektakolar në “Air Albania”.

Bardheblutë synojnë tre pikët për t’u shkëputur në krye, ndërsa “të kuqtë” duan fitoren e parë sezonale.

Tirana – Partizani   1-0  Limaj 45’+5

61′ – Limaj ndal Rrapajn me faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë

56′ – Top mjaft i mirë për Filipoviç në zonë, por “të kuqtë” shpërdorojnë një mundësi mjaft të mirë për golin e barazimit…

52′ – Kërkohet penallti për një prekje me dorë nga lojtarët e Tiranës, por pamjet i japin të drejtë arbitrit Hamiti.

46′ – Starton pjesa e dytë…

45’+5 – Mbyllet pjesa e parë. Tirana kryeson 1-0.

50′ – Gooooool. Vesel Limaj ekzekuton saktë penalltinë dhe kalon në avantazh Tiranën.

45’+4′ – Sërish VAR dhe tani ka penallti për Tiranën

45’+2′ – Ndalet sërish loja. ka tension mes futbollistëve…

45′ – Akordohen 6 minuta shtesë për pjesën e parë.

44′ – VAR… Hamiti rishikon një episod në gjysmëfushën bardheblu mes Najdovskit dhe Saliou, por më pas sinjalizon vijimin e lojës.

41′ – I pasigurt Visar Bekaj, por fati e shpëton nga pësimi i golit. Gardianit bardheblu i shpëton topi nga duart dhe përplaset në shpinën e Filipoviç, por e largon më pas Behiratce pak centimetra larg vijës fatale.

38′ – Mala ekzekuton vetë goditjen, por topi shkon mbi kuadratin e portës së Visar Bekajt

36′ – Mala depërton mirë mes fanellave bardheblu, por ndalet me faull mbi vijën e 16-metërshit…

34′ – Vjen edhe kartoni i parë i verdhë, që merret nga Valentino Murataj, i cili e tepron me reagimin ndaj Hamitajt dhe ky i fundit nuk e fal.

32′ – Kapiteni i Tiranës, Erjon Hoxhallari dëmtohet dhe ndërhyjnë mjekët për t’i dhënë ndihmën e parë. Asgjë shqetësuese për mbrojtësin, që vijon lojën

23′ – Këndorja e parë i takon Partizanit, por nuk sjell asgjë kërcënuese…

20′ – Tjetër rast për bardheblutë, me Seferin që provon aftësitë e Alban Hoxhës, por kapiteni i Partizanit bën mrekullinë. Më pas ndërhyn arbitri për të sinjalizuar pozicion jashtë loje.

18′ – Pranë golit Tirana, që provon fillimisht me Seferin, më pas me Ismailgecin e në fund me Limajn, por pa mundur të dërgojë topin në rrjetë

14′ – Tjetër rast për Partizanin, me Stenio Junior që provon të kalojë Toshevskin, por rrëzohet, megjithatë nuk ka faull për kryesorin Hamitaj, që shkakton edhe reagim të “të kuqve”…

13′ – Murataj lëshon një goditje nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit të Visar Bekajt.

9′ – Goditje dënimi për Partizanin, me “të kuqtë” që provojnë me kokë, por topi përfundon jashtë…

8′ –  Rifillon sfida. Behiratce rrezikon shumë me mbajtjen e një topi, por në fund kthen te Bekaj, që e largon në rivënie anësore…

1′ – Derbi ndalet që në start, shkak flakadanët e hedhur nga tifozët në fushë

Starton sfida me Partizanin që luan topin e parë nga qendra…
Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3):Bekaj; Ismailgeci, Hoxhallari, Behiratce, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj; Totre, Seferi, Ngo’o
Partizani (3-5-2): Hoxhaj; Sota, Belica, Saliou; A. Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta; Stenio Junior, Filipovic/ Supersport



Top Channel

You may also like