Foto zemërthyese nga Afrika Lindore, banorët përballen me urinë dhe thatësirën më të madhe që nga 1984

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Afrika Lindore po përballet me një situatë shumë të vështirë pasi po përjeton thatësirën më të keqe që nga viti 1984, me të rriturit, foshnjat dhe të moshuarit që vdesin nga uria çdo 30 sekonda.

Drejtori ekzekutiv i ndërkombëtarëve për Kryqin e Kuq Britanik, Richard Blewitt, e përshkroi krizën e ushqimit si katastrofike dhe tha se është një emergjencë vdekjeprurëse në një shkallë të madhe që nuk është parë në vitet e fundit.

Kombet e Bashkuara ende nuk kanë deklaruar zyrtarisht “zi buke”, por mediat e huaja raportojnë se kjo është një situatë e paprecedentë dhe se nevojiten veprime të menjëhershme për të shpëtuar jetë.

Kryeraporteri i “Daily Mirror”, Andy Lines dhe fotografi Adam Gerrard vizituan fshatin Lomirok ku folën me banorët që kanë humbur të dashurit e tyre për shkak të krizës dhe sollën për publikun foto tronditëse të jetesës së Afrikën Lindore.

You may also like