Të shumta kanë qenë zërat në lidhje me të ardhmen e Armando Brojës, i cili me shumë gjasa mund të lëvizë nga Çelsi, për të pasur më shumë hapësira.
Simpatia e tifozëve blu për sulmuesin shqiptar, nuk ka munguar asnjëherë, pavarësisht se në shumë raste Broja ka qenë i pafat për shkak të dëmtimeve.
Në disa foto të publikuara nga “Dailymail” rrotull stadiumit “Stamford Bridge”, shihet një stendë që shet shalle të Çelsit, ku nuk mungojnë shalle me portretin e Brojës dhe flamurin shqiptar, madje ata janë të shumtë në mase, duke konfirmuar kështu interesin dhe simpatinë e tifozëve blu për yllin shqiptar.
PANORAMASPORT.AL