FOTO/ Tifozët e Barcelonës pushtojnë rrjetet sociale, kërkojnë Rei Manajn dhe ulin De Jong pas humbjes nga Benfika – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga Klaudio Ndreca

Barcelona është duke e vuajtur së tepërmi largimin e Lionel Mesit dhe asgjë nuk po shkon siç duhet te katalanasit. Spanjollët kanë dështuar edhe në transfertën ndaj Benfikës duke u mposhtur në shifrat 3-0 në transfertë. Pra skuadra e Koeman numëron 0 pikë në 2 ndeshjet e para të Champions League dhe sirenat e alarmit ngrihen për kualifikimin nga grupet që nis të vështirësohet.

Kjo është llogaria e Barcelonës së re dhe sigurisht që tifozët nuk mund ta pranojnë. Menjëherë pas humbjes me Benfikën, një numër i madh i tifozëve të Barcelonës kanë kërkuar Rei Manajn nëpërmjet statuseve të tyre në “Twitter”. Në pjesën më të madhe të rasteve krahasimi bëhej me Luuk De Jong që u afrua te katalanasit për ta zëvendësuar më tepër i ndihmuar nga shteti që vinte dhe që i përkiste të njëjtës prejardhje si të trajnerit Koeman, Holanda.

“Rei Manaj shënoi 4 gola vetëm në përgatitje, De Jong kishte shënuar 4 gola në gjithë sezonin. Çfarë llogjike”! Ky ishte vetëm një prej komenteve pikante, ndërsa edhe shumë tifozë të tjerë nuk arrijnë të kuptojnë zëvendësimin e Manajt që shkëlqeu në fazën përgatitore me një sulmues 31-vjeçar që nuk ka fituar aspak zemrat e mbështetësve të Barcelonës në këto ndeshje të para, përkundrazi, ka shtuar urrejtjen e tyre. Faturën e paguan gjithmonë Koeman!/Shqip/

You may also like