FOTO/ Shkelmoi një mace, tifozët e Newcastle tallen me Kurt Zouma

by admin
Spread the love

Kurt Zouma nuk ndikohet në fushë, edhe pse për të nuk ka qenë një periudhë e lehtë. Mbrojtësi francez ishte edhe sot titullar për West Ham, ndërsa Newcastle.

Paraqitja e tij ishte e mirë, ndërsa tifozët miq nuk ngurruan ta ngacmojnë duke shpalosur në stadium mace të fryra.

Kjo për shkak të një videoje, ku Zouma u shfaq duke goditur një mace në shtëpi dhe për veprimin e tij pati reagime të ashpra dhe mbrojtësi mund ta pësojë edhe ligjërisht, veç gjobës që klubi i ka vënë.

Sa i takon ndeshjes, West Ham United barazoi kundër Newcastle me rezultatin 1-1, që nuk është se i shkon për shtat shumë londinezëve që po “flirtojnë” me vendin e katërt që të çon në Champions League. / oversport.tv

Foto: West Ham United, Facebook

You may also like