FOTO/ Në fushë vetëm në minutën e 93, Mourinho i beson Kumbullës një “mision special”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Roma mori një fitore me shumë vlera në kampionat teksa mposhti në shtëpi me rezultatin e ngushtë 1-0, Torinon.

Verdhekuqtë iu falën një goli të sulmuesit Tammy Abraham në pjesën e parë, ndërsa në vazhdim menaxhuan më së miri avantazhin, edhe pse në minutat finale Torino provoi të befasonte.

Miqtë provuan në një aksion të fundit teksa fituan një goditje dënimi me trajnerin Ivan Juric që urdhëroi edhe portierin Vanja Milinkovic-Savic të shkonte në zonën e kryeqytetasve për të shfrytëzuar shtatlartësinë e tij.

Megjithatë, Jose Mourinho i mori masat dhe para goditjes së dënimit, në minutën e 93, aktivizoi Marash Kumbullën. Misioni për shqiptarin ishte i qartë, të mos i linte asnjë mundësi gardianit serb, teksa mbrojtësi i kombëtares e përmbushi me sukses detyrën e tij duke ndihmuar skuadrën në marrjen e tre pikëve. Sakaq, Kumbulla nuk i shpëtoi edhe një kartoni të verdhë duke bërë të pamundurën për të ruajtur avantazhin e të tijve.


Top Channel

You may also like