Foto me Ramën dhe akuza për lidhje me kartelin meksikan, Hysa: Ja përse e takova

by admin
Spread the love

Biznesmeni Luftar Hysa tregoi gjatë një interviste në emisionin “Opinion” arsyet pse ndodhej në zyrën e kryeministrit Rama dhe foton e publikuar pas daljes nga ky takim.

Hysa tha se raportin me Ramën e ka vendosur përmes një deputeti të Bundestagut.

Pjesë nga intervista

Hysa: Unë kam një mikun timë që është nga Skocia dhe jeton në Londër. Maksi është fotograf dhe shkruan libra. Dhe ky njeri donte të bënte një libër për Shqipërinë. Në telefonin tim i kam të gjitha bisedat me Maksin. Duke parë që Rama është edhe artist dhe i pëlqen  kjo lloj fushe, mendova që e vetmja gjë që mund të bëja është t’i propozoj këtë projekt.

Fevziu: Si e takuat Ramën?

Hysa: Ramën e gjeta nëpërmjet një mikut tim gjerman, që është mik i mirë i Shqipërisë.

Fevziu: Është deputet i Bundestagut.

Hysa: Patjetër dhe jam krenar që e kam mik, sepse është një dashamirës i madh i Shqipërisë.

Fevziu: Për të takuar kryeministrin shqiptar përdorët një deputet gjerman?

Hysa: Ndodhi që në atë kohë që ishte Covid ndodhesha në Shqipëri. /Opinion.al

You may also like