(Foto) Gazetari opozitar rus rrihet brutalisht në Shën Petersburg

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një gazetar rus, i cili është edhe anëtar i shërbimit mediatik të partisë opozitare Yabloko në Shën Pjetërburg, është sulmuar dhe rrahur brutalisht nga individë të panjohur.

Sipas partisë opozitare ruse, Pyotr Ivanov, i cili punon si gazetar për median online ‘SOTA’ u sulmua nga dy persona pranë banesës së tij, pasditen e 30 majit.

Sipas raportimit, dhunuesit arritën ta godisnin disa herë Ivanovin në kokë, duke e kërcënuar dhe pasi arritën ti bënin një foto, ata u larguan.

Në vendngjarje u gjet një shishe me lëng të gjelbër. Sipas Ivanovit personat që e sulmuan planifikonin t’ia hidhnin lëngun në fytyrë, një metodë kjo e përdorur gjatë viteve të fundit për të kërcënuar politikanët opozitar dhe gazetarët e pavarur.

Ivanon arriti të telefononte ambulancën, e cila erdhi dhe e transportoi për në spital. Si pasojë e sulmit ai pësoi frakturë dhe lëndime në kokë.

Dega e partisë Yabloko në Shën Petersburg dha një deklaratë duke thënë se sulmi do të regjistrohet zyrtarisht në polici dhe se pret që incidenti të hetohet plotësisht dhe tërësisht nga autoritetet./REL

Rruga Press

You may also like