Foshnja e parë në Tetovë në vitin 2024 është vajzë

by admin
Spread the love

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami dhe drejtori i Spitalit të Tetovës, Ilir Demiri kanë vizituar nënën e foshnjës së parë në Tetovë për vitin 2024.
Foshnja e parë është vajzë dhe bartë emrin Zoha. Me këtë rast, ajo ka marrë një dhuratë prej 40 mijë denarësh.

“Pesë minuta pas mesnate, qytetit tonë i’u shtua një banore e re, ndërsa familjes Misimi një vajzë. Zoha është emri i vogëlushes të cilën e vizitova bashkërisht me bashkëshorten time për t’i ndarë vauçerin prej 40 mijë denarëve. Si foshnja ashtu edhe nëna janë shëndosh e mirë; urojmë që kështu të jenë përherë dhe me jetë të gjatë!
Falënderoj drejtorin Ilir Demiri si dhe stafin spitalor për mikëpritjen dhe përkushtimin e tyre për spitalin e qytetit. Gëzuar!” ka shkruar Kasami.

MARKETING



You may also like