Forumi i biznesit Kinë-Rusi, blindohet nga oficerët e sigurisë Shangai

by admin
Spread the love

Takimi i presidentin Xi Jinping me kryeministrin rus Mikhail Mishustin për forumin e biznesit Kinë-Rusi, ka bërë që Shangai të blindohet nga forcat të shumta sigurie.

Pamjet tregojnë se rreth sallave të konferencave ku do të diskutohet dhe konsullatës ruse, ka një prani të shtuar policore për të pasur çdo gjë nën kontroll.

Ajo që vihet re është se të gjithë ata janë të pajisur me armatime, ndërsa qëndrojnë gjatë gjithë kohës në patrullim.

Sipas mediave të huaja e njëjta situatë është edhe në hotelin në Shangai ku po qëndron kryeministri rus.

Në forum ishin të ftuar edhe politikanë të tjerë rusë, ndërsa pritet të nënshkruajnë me Kinën një sërë marrëveshjesh tregtare.

Pritet gjithashtu që të bien dakord për një sërë marrëveshjesh për infrastrukturën dhe ekonominë.

Kina është partneri më i madh tregtar i Rusisë, me tregtinë midis kombeve që arriti një rekord prej 190 miliardë dollarësh vitin e kaluar.

Të dy vendet kanë rritur në vitet e fundit bashkëpunimin ekonomik dhe diplomatik, me lidhjet më të ngushta që nga lufta në Ukrainë, pavarësisht këmbënguljes së Pekinit se është neutral në konflikt.

Vendet perëndimore janë mbështetur te Pekini për të përdorur ndikimin e tij për të presionuar Moskën për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës, por Kina ka vazhduar të shtyjë për bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik me Rusinë.

 


Top Channel

You may also like