Formohet Komiteti për Politikë e Financa, AKR pretendon se iu mohua e drejta e përfaqësimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Formohet
Komiteti për Politikë e Financa, AKR pretendon se iu mohua e drejta e përfaqësimit

Kuvendi
Komunal i Prishtinës, pas zgjedhjes së kryesuesit, ka themeluar Komitetin për
Politikë dhe Financa (KPF), prej 11 anëtarësh, raporton Ekonomia Online.


këtë pikë e rendit të ditës, asamblistët e AKR-së, kërkuan që në KPF, të jetë edhe
një anëtar nga kjo parti, ndonëse u tha se nuk i takon.

Fatos
Dibra, përfaqësues i Zyrës Ligjore, tha se në bazë të interpretimit dhe
mendimit të MAPL-së, është thënë se Lëvizjes Vetëvendosje i takojnë 4 anëtarë
si partia më e madhe në Kuvend, ndërsa LDK-së i takojnë 3 anëtarë.

E
PDK-ja ka 2 anëtarë, ndërsa AAK-ja përfaqësohet me një anëtar. I 11-ti anëtarë
automatikisht zgjidhet kryesuesi.

“Zyra
e Kuvendit ka pasur dilema si ndahen këto vende, dhe ne kemi pasur sqarime nga
MPAL, dhe jo zyrtarisht jemi njoftuar nga kjo ministri që ndarja bëhet sipas
numrave në Kuvend”, tha ai.

Asamblisti
i AKR-së, Gëzim Mehmeti, e quajti këtë shkelje të rregullores.

“Është
shqetësuese kur po vazhdoni me këtë rend të ditës, kur dihet se po shkelet rregullorja
e punës”, tha Mehmeti.

Nga
Lëvizja Vetëvendosje janë propozuar, Nora Kelmendi, Arbnora Berisha, Mirsad
Vitia dhe Gëzim Sveçla. Anëtarë nga LDK-ja u propozuan Jeta Rafuna-Hasani,
Donald Lushaku dhe Donjeta Dragusha.

Nga
PDK-ja është propozuar, Shegë Beqiri-Badivuku dhe Plator Gërdovci. Ndërsa
AAK-ja ka propozuar Bahri Gashin.

Anëtarët
e KPF-së u votuan me 40 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim.

LEXONI EDHE:

You may also like