Formacioni anti-Izrael/ Nga mbrojtja në sulm, Reja bën 5 ndryshime nga sfida me Islandën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shqipëria do të përballet me Izraelin të premten në orën 20:45 në “Air Albania”, me synimin për të marrë fitoren e parë në Ligën e Kombeve, që do t’i ngjiste kuqezinjtë direkt në vendin e parë me 4 pikë.

Pas startit me barazim në Islandë të hënën, trajneri Reja ka bërë provat finale për formacionin pasditen e sotme, teksa ndryshe nga Reikjaviku, pritet të bëjë plot 5 zëvendësime, ose gjysmën e formacionit.

Kështu në mbrojtje pritet të ulet në stol Marash Kumbulla, për t’i lënë vendin Frederik Veselit, i cili do të plotësojë treshen me Ismajlin e Gjimshitin, të cilët do të vendosen para portës së mbrojtur nga Etrit Berisha.

Në mesfushë konfirmohen Balliu nga e djathta dhe Hysaj nga e majta, ndërsa në qendër Abrashi do të ketë në krah dyshen e Empolit Asllani-Bajrami, të cilët marrin vendet e Gjasulës dhe Çekiçit.

Ai që ndryshon tërësisht është reparti i sulmit, pasi Cikalleshi vuan nga një gjendje gripale, ndërsa Seferi do të ulet në stol, për t’u lënë vendin dyshes Broja-Uzuni, të cilët nuk ishin në dispozicion për sfidën në Islandë.

Pikërisht te dyshja sulmuese janë edhe sytë e kuqezinjve për ndeshjen ndaj Izraelit, pasi edhe në Islandë të hënën skuadra krijoi jo pak, por vuajti në finalizim, duke mos shkuar dot përtej barazimit 1-1.


Top Channel

You may also like