Formacionet zyrtare: Shqipëri – Gjeorgji

by admin
Spread the love

Në “Air Albania” ora 18:00, vëmendja do të jetë e gjitha te miqësorja e dytë që Shqipëria do të luajë me Gjeorgjinë, një përballje e cila vjen pas paraqitjes pozitive të kuqezinjve në përballjen me Spanjën, takim që u mposhtëm 2-1.

Siç është bërë e ditur tashmë, Ivan Balliu, Keidi Bare, Myrto Uzuni janë lojtarët të cilët nuk kanë udhëtuar për në Shqipëri me pjesë tjetër të skuadrës, teksa kanë qëndruar në Spanjë me skuadrat e tyre me Strakoshën që pritet ta nisë si titullar.

Qendra e mbrojtjes nuk ka ndryshime. Në mesfushë krahët do të plotësohen me Roshin nga e djathta dhe Hysajn nga e majta, ndërsa në mesin e fushës do të rreshtohen Asllani, Ramadani dhe Çekiçi, ndërsa në sulm do të jetë dyshja Broja – Manaj.

Formacioni zyrtarë i Shqipërisë:

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Roshi, Ramadani, Asllani, Çekici, Hysaj, Broja, Manaj. Trajner: Edi Reja.

You may also like