Formacionet zyrtare: Rikthehet Koulibaly, Bastonin e zëvendëson Dimarco

by admin
Spread the love

Napoli-Inter është kryendeshja e kësaj jave në Serie A, një sfidë që mund të peshojë shumë në luftën për titullin kampion. Ndërkohë që trajnerët e të dy ekipeve kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të takimit.

Ashtu si pritej, për Napolin është rikthyer në mbrojtje Koulibaly pasi fitoi Kupën e Afrikës me Senegal, ndërsa krah tij do të jetë tashmë i përhershmi, Amir Rrahmani. Ospina do të mbrojë portën e Napolit, ndërsa krahët e mbrojtjes do të mbulohen nga Mario Rui dhe Di Lorenzo.

Lobotka dhe Fabian Ruiz do të mbajnë mbi shpinë peshën e mesfushës, ndërsa reparti ofensiv do të kryesohet nga Victor Osimhen. Pas krahëve të tij, do të jenë Zielinski, Insigne dhe Politano.

Ndërkohë që për Interin, mungesa e Bastonit do të plotësohet nga Dimarco. Ai do të plotësojë treshen e mbrojtjes që përbëhet gjithashtu nga Skriniar dhe De Vrij të cilët do të mbrojnë portën e Handanovic.

Dumfries dhe Perisic do të mbulojnë krahët për ziklatrit me Brozovic, Barella dhe Calhanoglu që kanë në dorë çelësat e mesfushës. Në sulm konfirmohet dyshja Lautaro-Dzeko. /oversport.tv

You may also like