Formacionet zyrtare/ Ofendimet ndaj Santos sjellin pasoja, Ronaldo ulet në stol ndaj Zvicrës

by admin
Spread the love

Sjellja e pahijshme e Cristiano Ronaldos pas zëvendësimit në sfidën ndaj Koresë së Jugut sjell pasoja për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. Trajneri Fernando Santos u shpreh i qartë në konferencë për shtyp se nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e Ronaldos pas zëvendësimit dhe nuk e mohoi faktin se mund të sillte edhe pasoja.

Diçka e tillë megjithatë është konfirmuar nga vetë trajneri Santos në formacionin e zgjedhur për sfidën e 1/8 ndaj Zvicrës. Në 11 lojtarët titullarë mungon fanella për Cristiano Ronaldon i cili duhet ta nisë këtë sfidë nga stoli.

Në vendin e tij është zgjedhur talenti i Benfikës, Goncalo Ramos. Sa i përket formacioneve zyrtare të dy ekipeve, te Zvicra nuk mungojnë dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa te Portugalia lajmi më i bujshëm është sigurisht mungesa e Ronaldos.

FORMACIONET ZYRTARE

PORTUGALIA (4-3-3): Diogo Costa; Dalot, Rúben Dias, Pepe, Cancelo; Otávio, William Carvalho, Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Gonçalo Ramos, João Félix.

ZVICRA (4-2-3-1): Sommer; Fernandes, Schär, Akanji, Rodríguez; Freuler, Xhaka; Shaqiri, Sow, Vargas; Embolo.

Foto: Portugal, Twitter

 

You may also like