Formacionet zyrtare/ Inzaghi ul në stol mbrojtësin titullar, Atalanta pa Scalvinin

by admin
Spread the love

Interi sfidon Atalantën në ‘Gewiss Stadium’ për të vijuar ecurinë perfekte në transfertë, ku deri tani ka fituar të gjithë takimet, duke mos pësuar asnjë gol.

Përballja me skuadrën e Gasperinit është padyshim e një shkalle të madhe vështirësie për të besuarit e Simone Inzaghit, teksa për 90 minuta në fushë premtohet spektakël.

Formacionet zyrtare:

Trajneri i Interit i ka besuar formacionit të tij të preferuar tashmë, po me vetëm një ndryshim në mbrojtje, ku Bastoni i ka lënë vendin De Vrij, i cili mbrohet nga krahët nga Acerbi dhe Pavard.

Nga ana tjetër te Atalanta nuk ia del Scalvini, që është ulur në stol dhe luan nga fillimi Rafael Toloi. Super Sport


Top Channel

You may also like