Formacionet e derbit: Tirana nuk ka surpriza, Partizani befason me Matondo

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Do të luhet sot në orën 19:45 në “Air Albania” derbi i madh i kryeqytetit, sfida Tirana-Partizani. Të dy teknikët kanë publikuar formacionet që do të hedhin në fushën e blertë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Trajneri Orges Shehi nuk ka bërë ndryshime në formacion dhe ka hedhur në fushë 11 lojtarët që priteshin.

Surprizon Dritan Mehmeti që hedh në fushë për herë të parë këtë sezon Matondo, ndërsa Tedi Cara ka përfunduar në stol. / Oversport.tv

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA (4-3-3): Bekaj, Toshevski, Najdovski, Totre, Limaj, Përgjoni, Hoxhallari, Devid, Toli, Xhixha, Seferi.

Trajner: Orges Shehi

PARTIZANI (4-3-3): Hoxha, Marku, Belica, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Kallaku, Mala, Skuka, Junior.

Trajner: Dritan Mehmeti

You may also like