Formacionet e Arabia Saudite-Meksikë, si rreshtohen skuadrat në “Stadium 974”

by admin
Spread the love

Argjentina përballet me Poloninë në ndeshjen e fundit në grup, teksa Messi me shokë do të kërkojnë fitoren për të siguruar kualifikimin dhe për të mos pritur dhurata nga sfida tjetër mes Arabisë Saudite dhe Meksikës.

Trajneri Scaloni ka bërë sërish disa ndryshime, duke lënë në stol Lautaro Martinezin dhe aktivizuar në vendin e tij sulmuesin e Manchester City-t, Julian Alvarez, në krah të Messit dhe Di Marias.

Titullar edhe Enzo Fernandez, i cili shënoi golin e dytë ndaj Meksikës, ndërsa në mbrojtje kthehet në stol Lisandro Martinez dhe aktivizohet nga minuta e parë Romero.

Kupa e Botës-Katar 2022-Grupi C

POLONI-ARGJENTINË 

FORMACIONET ZYRTARE

Fokusi është te Poloni-Argjentinë, por një betejë e madhe pritet të zhvillohet edhe në stadiumin “Stadium 974” mes Arabisë Saudite dhe Meksikës, dueli tjetër i grupit C. Të katër skuadrat janë në lojë për kualifikimin.

Arabia dhe Meksika do të përballen mes tyre për herë të katërt në histori dhe për herë të parë në një Kupë Bote. Herve Renard nuk heq dorë nga skema e tij klasike “3-4-3”, ndërsa Tata Martino rreshton në fushë meksikanët me modulin “4-1-2-3”.

Kupa e Botës-Katar 2022-Grupi C

ARABIA SAUDITE-MEKSIKË

FORMACIONET ZYRTARE


Top Channel

You may also like