Forcat speciale amerikane vendosen në Shqipëri

by admin
Spread the love

Komanda e Operacioneve Speciale në Evropë ka njoftuar sot se ka vendosur që të ngrejë në Shqipëri një shtab bazë të Forcave të Operacioneve Speciale, me rotacion.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Yuri Kim, e cila në një postim në llogarinë e saj në Twitter shprehet se kjo është një mënyrë shumë e mirë për të nisur vitin sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA sa i përket mbrojtjes.

Kjo është hera e parë që SHBA vendos një bazë të këtij lloj i Shqipëri, shton kryediplomatja amerikane ndërsa shton se ky zhvillim është i rëndësishëm edhe për sigurinë rajonale.

Komanda e Operacioneve Speciale në Evropë njoftoi pasditen e së enjtes se Shqipëria mbetet një aleat i fortë i NATO-s ndërsa shtoi se SHBA ka të vendosur një marrëdhënie të fortë me vendin tonë, qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

“Kjo e bën vendosjen e bazës pararojë në një vend aleat një përshtatje të natyrshme.”

Kujtojmë se në vitet e fundit është vërejtur një rritje konstante e prezencës së forcave amerikane në Shqipëri. Në maj të vitit që shkoi në vendin tonë u zhvillua një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake “DefenderEurope21” kurse këtë muaj pritet që të nisë puna edhe për hapjen e bazës së Kuçovës e cila do të shërbejë për forcat ajrore të NATO-s.

Lexo lajme interesante

You may also like