Forcat izraelite, kontroll në shtëpinë e imamit të Al-Aksa – Shqip

by admin
Spread the love

Këtë të të dielë në mëngjes, policia izraelite bastisi shtëpinë e hatibit të Xhamisë Al-Aksa, Ikrima Sabri në Jeruzalemin Lindor dhe e thirri atë në pyetje.

Klubi Palestinez i të Burgosurve tha se policia sioniste e armatosur rëndë hyri në shtëpinë e hatib të Xhamisë Al-Aksa dhe i dha atij një ftesë për të ardhur më vonë në Qendrën Hetimore Moskobiya(burg) për një hetim.

Pala izraelite nuk përmendi arsyet e thirrjes së Ikrima Sabri. Sidoqoftë, ai u tha mediave palestineze gjatë rrugës për në burg se ai besonte se thirrja erdhi për shkak të një vendimi të gjykatës izraelite që hebrenjtë të luteshin në heshtje në oborret e Xhamisë Al-Aksa.

Shejh Sabri tha për këtë: “Kjo është e papranueshme për ne. Ne e kemi thënë këtë shumë herë sepse Xhamia Al-Aksa i përket muslimanëve dhe ne do të mbrojmë fenë tonë, xhaminë tonë të bekuar dhe të drejtën tonë.”

Të mërkurën e kaluar, Gjykata Izraelite për Kundërvajtje vendosi që kolonët kanë të drejtë të kryejnë “lutje të heshtura” në oborret e Xhamisë Al-Aksa. /tesheshi.com/

You may also like