Forca të reja te Juventusi, Pogba gati për rifillimin e Serie A

by admin
Spread the love

Lajme të mira në kampin e Juventusit dhe për teknikun Massimiliano Allegri. Paul Pogba është kthyer në stërvitje i rikuperuar dhe është gati për të filluar sezonin e tij me bardhezinjtë.

Synimi i Allegrit është ta ketë në dispozicion 29-vjeçarin në përballjen e rëndësishme kundër Napolit më 13 janar. Me rikthimin e “oktapodit”, plani i trajnerit të “Zonjës së Vjetër” është të luajë me rreshtimin 4-3-3. Në një mesfushë ku do të përfshihet Pogba, Rabiot, dhe njëri mes Locatellit dhe Paredes.

Ish-mesfushori i Manchester United u dëmtua pak javë pas transferimit tek Juventusi dhe nuk arriti të nisë sezonin me këta të fundit. Mesa duket ndeshja e tij e parë me bardhezinjtë që nga 2016, do të jetë ajo kundër Napolit. /oversport.tv

Foto: Foto: JuventusFC Twitter

You may also like