Fondet e trashëguara nga viti i kaluar, drafti: Bashkitë 30% për borxhe dhe kredi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qeveria ka vendosur të ndryshojë një pikë në ligjin e vetëqeverisjes vendore e cila saktëson se fondet e trashëguara nga viti i kaluar dhe të paangazhuara mund të përdoren nga Bashkitë deri në një masë të caktuar për nevojat e tyre pasi një pjesë tjetër do të shkojë për borxhet.

Konkretisht pas nenit 60 është shtuar neni 60/1 i cili sanksionon pikërisht mënyrën sesi do të ndahet ky detyrim pagesash.

“Përdorimi i fondeve të trashëguara nga viti i kaluar”- në pikën 1 të këtij neni propozohet që fondet e trashëguara dhe të pa angazhuara jo më pak se 30 për qind e tyre përdoren për:

a) Shlyerjen e detyrimeve të prapambetura;

b) Pagimin e nënhuave të papaguara në kohë. Në pikën 2 të tij propozohet që procedurat dhe mënyra e përdorimit të fondeve të trashëguara nga viti i kaluar dhe të pa angazhuara, që do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe pagimin e nënhuave të papaguara në kohë, bëhen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë”.

Relacioni që shoqëron draftligjin nënvizon se në kushtet kur është vënë fokusi në mirëmenaxhimin e fondeve buxhetore në përgjithësi dhe atyre vendore në veçanti, menaxhimi i vështirësive financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore vendoset në një fokus të ri shumë më real nëse përqindja që zë vlera e stokut të detyrimeve të konstatuara dhe të papaguara ndaj palëve të treta që kanë njësitë e vetëqeverisjes vendore, përllogaritet jo më kundrejt shpenzimeve vjetore të miratuara, por kundrejt shpenzimeve vjetore faktike.

“Duke qenë se shpesh herë shpenzimet e planifikuara (të miratuara) jo gjithmonë janë reale, përllogaritja e kësaj përqindjeje do të ishte më reale dhe do të paraqiste gjendjen e vërtetë financiare të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Po ashtu përdorimi i fondeve të trashëguara dhe të pa angazhuara nga viti i kaluar, jo më pak se 30 për qind e tyre të përdoren automatikisht për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe pagimin e nënhuave të papaguara në kohë, përcakton një tjetër masë për parandalimin dhe zgjidhjen e vështirësive financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore”, thuhet në relacion.


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

You may also like