FOKUS – Zelensky: Rusët ose të protestojnë kundër mobilizimit ushtarak ose të bëhen robër lufte

by admin
Spread the love

KIEV, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje rusëve të protestojnë kundër mobilizimit të pjesshëm ushtarak të shpallur në vend.

“Protestoni! Luftoni! Ikni! Ose bëhuni robër lufte të ukrainasve! Këto janë opsionet për mbijetesën tuaj”, theksoi  Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.

Zelensky deklaroi se ”55 000 ushtarë rusë kanë vdekur tashmë në Ukrainë”.

“Mos kini asnjë dyshim. Fëmijët e liderëve të vendit tuaj nuk do të marrin pjesë në luftën kundër Ukrainës. Ata që marrin vendime në vendin tuaj mbrojnë fëmijët e tyre. Dhe fëmijët tuaj as nuk varrosen”, ishte mesazhi i Zelenskyt drejtuar nënave dhe grave ruse.

Dy ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin dekretoi mobilizimin e 300 000 rezervistëve për të mbledhur më shumë ushtarë për luftën kundër Ukrainës.

Duke iu drejtuar ukrainasve, Zelensky tha se ”mobilizimi i pjesshëm i Rusisë ishte një shenjë e forcës së Kievit”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like