FOKUS – Zelensky etiketon torturat në rajonin e Kharkiv-it si ato ‘fashiste’

by admin
Spread the love

KIEV, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar forcat ruse që më parë kishin pushtuar pjesën më të madhe të rajonit të Kharkiv të Ukrainës për përdorimin e gjerë të torturës.

”Të paktën 10 vende torture janë zbuluar në rajonin lindor të çliruar”, theksoi Zelensky në fjalimin e tij video të mbrëmjes të shtunën.

“Tortura ishte një praktikë e përhapur në territoret e pushtuara”, tha presidenti, duke i quajtur pushtuesit “fashistë”, të cilët u larguan përballë një kundërofensive ukrainase një javë më parë dhe duke e krahasuar sjelljen e tyre me atë të nazistëve.

Ashtu si nazistët, rusët do të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre në gjykatë. Ne do të përcaktojmë identitetin e të gjithë atyre që torturuan dhe keqtrajtuan njerëzit, të cilët i sollën këto mizori nga Rusia këtu në territorin ukrainas”, shtoi ai.

Ai tha se ”forcat pushtuese kishin braktisur pajisjet e torturës kur ata ikën”. Autoritetet ukrainase kanë publikuar gjithashtu foto të atyre që ata besojnë se janë vende dhe pajisje torture.

Dëshmi të torturës u gjetën gjithashtu midis trupave të zbuluar në një varr masiv në një pyll pranë qytetit të Izyum, tha Zelensky, duke shtuar se puna e zhvarrimit vazhdoi të shtunën. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like