FOKUS – Zelensky do të vizitojë bazën amerikane në Gjermani për ndihmën ushtarake

by admin
Spread the love

BERLIN, 5 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë nesër një bazë ajrore amerikane në Gjermani për bisedime mbi mbështetjen e mëtejshme perëndimore për Kievin në luftën e tij kundër Rusisë.

Revista e lajmeve “Spiegel” raportoi se Zelensky synon të bëjë thirrje për dërgesa të reja të armëve, duke përfshirë raketa me rreze të gjatë dhe sisteme kundërajrore, gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit të Ukrainës, një aleancë jozyrtare e rreth 50 vendeve që mbështesin Ukrainën.

Takimi, i thirrur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të zhvillohet në bazën ajrore Ramstein në Gjermaninë perëndimore.

Ky do të jetë takimi i 24-të i grupit, i cili u formua menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Qeveria gjermane nuk e ka konfirmuar ende nëse Zelensky do të marrë pjesë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like