FOKUS – Zelensky dënon heshtjen frikacake të popullit rus, pas masakrës së Dnipros me 35 viktima

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KIEV, 16 janar /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dënuar heshtje frikacake të popullit rus, pas sulmit me raketa në një ndërtesë në qytetin e Dnipros, që vrau të paktën 30 persona.

“Heshtja juaj frikacake, përpjekja juaj për të pritur fundin e asaj që po ndodh, do të përfundojë vetëm në faktin se një ditë po këta terroristë do të vijnë për ju”, tha presidenti ukrainas në fjalimin e përditshëm video të mbrëmjes.

Zelensky shtoi se ka marrë shumë mesazhe simpatie nga e gjithë bota.

Dhe, duke iu drejtuar rusëve në gjuhën e tyre, ai vuri në dukje “se edhe tani ata nuk kanë mundur të thonë fjalë dënimi kundër këtij terrori”.

Orë pas ore, numri i të vdekurve rritet në Dnipro, skena e masakrës së fundit, një nga më të rëndat, në konfliktin në Ukrainë.

Numri i të vdekurve nga sulmi rus i së shtunës në një ndërtesë apartamentesh është rritur në të paktën 35, sipas guvernatorit të rajonit të Dnipropetrovskut, Valentyn Reznichenko.

“Sulmi armik mori jetën e 35 banorëve të ndërtesës. Fati i 35 banorëve të tjerë të ndërtesës nuk dihet”, tha Reznichenko.

Vazhdojnë kërkimet për personat e bllokuar nën rrënoja.
Operacionet e shpëtimit kanë nisur prej afro 40 orësh./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like