FOKUS – WHO: 17 milionë evropianë kanë simptoma të gjata të Covid-19

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 13 shtator /ATSH-DPA/ – Rreth 17 milionë njerëz në Evropë vlerësohet të kenë vuajtur simptomat e Covid-19 të gjatë gjatë dy viteve të para të pandemisë, sipas një analize të kryer për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Zyra evropiane e OBSH-së njoftoi rezultatet e hulumtimit mbi efektet e qëndrueshme të një infeksioni Covid-19, i njohur si Covid-19 i gjatë.

Shifra prej 17 milionësh bazohet në një model të krijuar nga Universiteti i Uashingtonit, i cili vlerësoi rastet në 53 vendet anëtare evropiane të OBSH-së.

Kriteri ishte një kohëzgjatje e simptomave prej të paktën tre muajsh në 2020 dhe/ose 2021.

Studimi tregon se gjasat për t’u infektuar me Covid për një kohë të gjatë është dy herë më i lartë tek gratë sesa tek burrat. Për më tepër, rreziku i një Covid të gjatë rritet në mënyrë dramatike për ata me një infeksion të rëndë koronavirus që kërkon shtrimin në spital për trajtim.

Një në tre gra të prekura dhe një në pesë burra do të përjetonin simptoma të Covid-19 të gjatë pas një kursi kaq të rëndë të Covid-19, tregoi studimi.

“Ndërsa kemi ende shumë për të mësuar rreth Covid-it të gjatë, këto të dhëna nxjerrin në pah nevojën urgjente për analiza të mëtejshme, më shumë investime, më shumë mbështetje dhe më shumë solidaritet me ata që jetojnë në këtë gjendje”, theksoi Hans Kluge, Drejtor i OBSH për Evropën. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like