FOKUS – Von der Leyen propozon paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen propozoi sot një paketë të nëntë sanksionesh të BE-së kundër Rusisë për të synuar 200 persona të tjerë dhe për të kufizuar furnizimin e vendit me dronë.

“Rusia vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë. Rusia po përpiqet të sakatojë vendin para dimrit”, theksoi ajo.

”Në sanksionet tona kemi shënjestruar anëtarë të ushtrisë ruse, kompani të sektorit të mbrojtjes dhe ata të përfshirë në sulmin ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës”, theksoi von der Leyen.

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell nga ana e tij shtoi në Twitter se ”sanksionet do të përfshijnë edhe zyrtarët e gjykatës”.

”Bashkimi Evropian do të ndalojë gjithashtu të gjitha eksportet e drejtpërdrejta të motorëve të dronëve në Rusi dhe eksportet në çdo vend të tretë, si Irani, që mund të furnizojë me drone në Rusi”, tha Von der Leyen. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakVrojtimi i BSH-së, biznesi dhe konsumatorët rrisin besimin në ekonomi

You may also like