FOKUS – Vendet e Bashkimit Evropian do të trajnojnë 15 000 ushtarë të tjerë ukrainas

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Vendet e Bashkimit Evropian do të trajnojnë 15 000 ushtarë ukrainas shtesë, duke e çuar totalin në 30 000, sipas burimeve të BE-së.

‘’Misioni i trajnimit në vazhdim u nis për herë të parë në nëntor dhe synon të ofrojë trajnime individuale, kolektive dhe të specializuara për Forcat e Armatosura të Ukrainës’’, sipas një njoftimi për shtyp.

Misioni është të ndihmojë ushtrinë ukrainase të mbrojë territorin e saj dhe të mbrojë popullsinë civile dhe u krijua në përgjigje të kërkesës së Ukrainës për mbështetje pas pushtimit të Rusisë.

Planet për të ngritur objektivin e misionit të trajnimit pritet të shpallen zyrtarisht gjatë një vizite të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel në Ukrainë më vonë këtë javë.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPeleshi: Policia Ushtarake, një nga repartet elitë të FA

You may also like